Aktorja e njohur, Adriana Matoshi ditëve të fundit ishte pjesë e mediave rozë për ndarjen e saj nga futbollisti, Keith Groeneveld.
Adriana përmes postimeve në rrjetet sociale ka treguar se po e përballon mjaftë mirë periudhën e ndarjes.
Ndërkohë, së fundmi ajo ka ndarë disa video në rrjete sociale ku shprehet: “Nuk më pëlqen vetvetja, po e dua veten”, fjale te cilat jane pare si nje thumb ndaj ish partnerit te saj, Keith.
Kujtojmë se ishte futbollisti ai që konfirmoi ndarjen javën që shkoi.
“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica prej tyre duan vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë.
Edhe pse nuk jemi bashkë, në çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon një kohë të vështirë nga ndarja ashtu sikurse dhe nga komentet e pamatura”, tha futbollisti.