Aktorja Mimika Luca është ndarë sot nga jeta.
E lindur më 24 dhjetor 1937 në Gjirokastër, Luca e nisi karrierën si balerinë së skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku interpretoi nga viti 1951 deri në vitin 1962.
Pas njohjes me bashkëshortin e saj, aktorin e madh Ndrek Luca, ajo iu përkushtua teatrit, ku pati sukses në interpretimet e saj. Në vitin 1962, Mimika u bë pjesë e trupës së Teatrit Popullor.
Gjatë karrierës së saj në teatër, Mimika Luca intepretoi rreth 30 role si edhe fitoi më shumë famë në filma të njohur të kohës si “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Në shtëpinë tonë”, komedinë “Shi në plazh” e shumë të tjerë.