Prej muajsh tashmë qarkullonin lajme se këngëtarja, Fjolla Morina dhe biznesmeni, Fisnik Syla i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Ditën e sotme, Fisniku ka konfirmuar ekskluzivisht për abcnews.al ndarjen e tyre, duke bërë të ditur se gjithsecili do të shoh rrugën e vetë.
Një javë më parë ai u përfshi në një skandal mediatik, ndërsa u akuzuan nga një agjenci turistike për një pushim, që nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre financiare.
Artistja ndërkohë u distancua nga kjo ngjarje dhe tha se nuk ishte në dijeni për atë që kishte ndodhur mes pronarit të agjencionit dhe Fisnik Sylës.
Biznesmeni pretendoi se është kërcënuar prej muajsh ndërsa shtoi se do të depozitojë dhe një kallëzim penal.
Rikujtojmë se Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 në Morinë, pasi u kap me dy armë zjarri pistoleta me vete.
Në makinën tip “Audi” bashkë me këngëtaren ishin edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i këngëtares.
Në media qarkulloi lajmi se Fjolla ishe në një lidhje me biznesmeni Fisnik Syla, dhe se ky i fundit, pronar i një rrjeti restorantesh, i cili i kishte blerë këngëtares edhe Audin Q7 luksoz.
Ata u liruan nga qelia, por prokuroria kërkoi “arrest ne burg” për biznesmenin dhe shoferin e këngëtares, ndërsa Gjykata vlerësoi se nuk ka prova të mjaftueshme që i fajëson ata.