Këngëtari Ardit Çuni dhe modelja Benaida Nishani kanë pasur shumë afrimitet gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother Vipo”, madje u përfol se mes tyre mund të lindë edhe një romancë.
Këngëtari shprehu pas daljes nga formati se po pret që ajo të dalë dhe të vijojnë njohjen e tyre, megjithatë, modelja i mohoi zërat se mudn të lindë diçka mes tyre duke thënë se Ardit Çunin e ka vetëm shok.
Por ky i fundit, ka ngjallur sërish dyshime duke postuar bisedat e fundit që ka bërë me modelen.
Këngëtari zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku një nga ata i kërkon të tregojë mesazhet e fundit me Beniadën.
Arditi nuk ka ngurruar t’i publikojë, duke ndarë një screenshot të mesazheve të tyre në “WhatsApp.”
“Po të ngacmoj,” shkruan këngëtari duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur ndërsa modelja i përgjigjet me fjalën “cretino” (ka kuptimin e fjalës idjot).
Më tej biseda mbyllet me mesazhin e Arditit i cili shkruan: “Natën shpirt, të dua”, dhe e shoqëron me një zemër.
Ndërkohë, në storyn e shpërndarë këngëtari shkruan duke qeshur që “Beniada do e vrasë”.
Kujtojmë se Beniada, teksa ishte e ftuar në një intervistë, u pyet lidhur me deklaratat e këngëtarit për të.
Modelja u shpreh se midis tyre nuk egziston asgjë dhe shtoi se nuk ka shans që ata të lidhen. Beniada tha se midis tyre ka vetëm miqësi, madje u shpreh se Arditi fle akoma me biberon.