Anija kozmike” ka lënë dy kratere të mëdhenj në planet, për të cilët NASA tha se janë “ndryshe nga çdo gjë që është parë më parë”. Një astronom është i bindur se raketa është nga Kina, edhe pse kjo nuk dihet me siguri.
Lunar Reconnaissance Orbiter i NASA-s zbuloi anijen kozmike dhe filloi ta gjurmonte atë nëpër hapësirë në vitin 2015. Raketa u rrëzua në Hënë më 4 mars dhe po udhëtonte me mbi pesë kilometra në sekondë.
Agjensia hapësinore publikoi një postim në lidhje me anijen kozmike të paidentifikuar më 24 qershor, së bashku me fotot e vendit të rrëzimit.
NASA shkroi:
“Çuditërisht krateri është në të vërtetë dy kratere, lindor dhe perëndimor, të mbivendosur”, duke shtuar se “një krater i dyfishtë është i papritur” dhe mund të jetë tregues i “jetës jashtëtokësore”.
Astronomi Bill Grey është i bindur se e di nga erdhi anija kozmike, duke thënë për BBC:
“Jam 99.9% i sigurt se është China 5-T1”, megjithëse Kina e ka mohuar këtë.
Në maj, NASA njoftoi se do të shtonte përpjekjet e saj në “gjuetinë” e UFO-ve.
Ajo konfirmoi se do të ndihmonte hetimet e qeverisë amerikane në kërkimin e jetës jashtëtokësore pas dëgjimeve të para të Kongresit për “Fenomene Ajrore të Pashpjegueshme” (UAPs) në më shumë se 50 vjet.
Gjatë një takimi 90-minutësh në Washington në fund të muajit të kaluar, zyrtarët u thanë të pranishmëve se raportet e UAP-ve ishin dyfishuar vitin e kaluar.
Burimi: Unilad