Para pak minutash u vu re se Bora Zemani, pak para nderrimit te viteve, kishte vendosur te hiqte nga ndjekesit e saj ne Instagram te gjithe personat qe mbeshteten lidhjen e re te Donaldit.
Pervec ciftit, ajo kishte hequr nga Instagrami edhe vellezerit e tyre, Romeon dhe Alban Ramosajn, me te cilin ka patur nje shoqeri shume te mire.
Nuk ka vonuar shume dhe Romeo ka bere reagimin e pare persa i perket ketij veprimi te Bores.
Ne menyre tallese, ai ka ndare ne InstaStory nje pjese videoje nga “Apartamenti 2XL” teksa degjohet Albano Bogdo duke thene: “Oo na plasi trapi, nuk i intereson askujt!”
Qartazi kjo videot duket se i kushtohet Bores pasi Romeo e publikoi direkt pasi ajo e hoqi nga Instagrami.