Na emocionoi te gjitheve! Fifi ben gjestin e vecante per vajzen e semure me tumor (Video)

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Filloreta Raci ose siç njihet ndryshe me emrin Fifi ka performuar në një nga lokalet më me emërn në ditën e 8 Marsit.

Në këtë ditë të veçantë për të gjitha gratë dhe gocat, Fifi vendosi të bëjë një gjest shumë të ndjerë për një nga vajzat që ishte e pranishme në mbrëmjen live.

Ne rrjete sociale po qarkullonj nje video ku shihet këngëtarja Fifi dhe një vajzë e cila vuan nga një sëmundje e rëndë dhe për shkak të saj mbante një paruke.

“Edhe unë me paruke jam”- thotë Fifi e emocionuar teksa përqafon vajzën e përlotur.

Këngëtarja e njohur hoqi paruken në mes të skenës dhe e gjitha salla nisi të brohoriste.

Fifi i emocionoi të gjithë me veprimin e saj, duke i dhënë kështu akoma më shumë kuptim ditës së 8 Marsit.