Para pak kohësh, moderatorja e “Për’puthen”, Bora Zemani, ka kryer një ndërhyrje dhe e prezantoi programin për disa javë ulur. Më pas ajo e mori veten, por mesa duket ka përsëri probleme.
Ndaj, ajo ka munguar dy ditë radhazi në program. Dy puntatat janë prezantuar nga Ana Lleshi, një prej konkurrenteve, e cila tregoi se Bora mungon për arsye shëndetësore por nuk dha më shumë detaje.
Sakaq, moderatorja ka reaguar ditën e sotme, nga shtëpia e saj.
Në Instagram, ajo ka postuar në Story, ku shihet duke ndjekur “Për’puthen”.
“Edhe sëmurë nuk rri dot pa ju ndjekur”, shkruan moderatorja, e cila ka edhe një këshillë për ta.
“Silluni mirë”, porosit Bora Zemani, dhe nuk dihet se kur do të rikthehet në program.