Mungoi ne “Alba Festival”, kaq para kërkoi Loredana për të qenë pjese e koncertit!

Ditën e sotme dhe të nesërme janë datat e para për Alba Festival në Zvicër.

Në këtë festival do të performojnë artistët më në zë e ndër ta do të ishte edhe Loredana.

Mirëpo, duket se organizatorët e festivalit nuk kanë rënë dakort me shumën e madhe të parave që Loredana ka kërkuar për të performuar.

Gjatë një pyetësori me ndjekësit, ajo është pyetur për arsyen e mungesës së saj ne festival.

Loredana i ka rënë shkurt tek ka zbuluar se do duhej të paguhej 120 mijë euro që kjo të ndodhë. 

Një çmim i tillë kaq i lartë nuk është dëgjuar më herët mes artistëve shqiptarë për vetëm një performancë.