Një debat i ashpër përfshiu disa banorë në “Big Brother VIP”, lidhur me grupet që janë krijuar. Mbrëmë gjatë spektaklit u dha një klip, ku ajo që mori më shumë vëmendje ishte deklarata e Ilirit për Monikën.
Edhe pse janë konsideruar si pjesë e një grupi duket se Iliri ka patur një hatërmbetje me Monikën pasi kjo e fundit është shfaqur e afërt ne Donaldin kohët e fundit.
“Këtej më fërkon mua krahët, këtej i buzëqesh Donaldit. Ka disa gjëra që nuk më pëlqejnë!”- tha Iliri. Sot ata kanë debatuar me njëri-tjetrit rreth kësaj deklarate.
“Ti ke gjë me mua, apo jo?”– pyeti Iliri, aktoren e cila iu përgjigj: “Sigurisht që më ka ngelur hatri sepse nuk e konceptoj dot kurrë që ty të rrah krahët dhe këtej bëj gjë tjetër. Sidomos me ty. Ti e ke parë kemi dy muaj këtu. Unë nuk e them dot kurrë atë për ty. Çfarë nuk më pëlqen ta kam thënë.”
Nga ana tjetër, Iliri tha se thotë atë që sheh. Duket se marrëdhënia mes tyre është krisur.