Pas lajmeve se Loredana tashme ka nje mashkull tjeter ne jeten e saj dhe e ka zevendesuar Mozzik, ky i fundit nuk vonoi shume per t’u hakmarre.
Pak dite me pare reperi u shpreh se kjo verë nuk ka per t’a gjetur single, ndersa nje dite me pas postoi foto me kemben e nje vajze.
Mirepo edhe pse nuk ia beri publike fytyren, ka mundesi qe identiteti i saj te jete bere i ditur.
Ka qene faqja “Vipat e Bllokut” qe ndau nje foto te moderatores Kiara Tito me te njejtin fustan qe dukej tek vajza ne foton e postuar nga Mozzik.
Kjo mjaftoi qe te fillonin dyshimet se mes dyshes mund te kete nisur nje romance, mirepo nuk vonoi shume dhe Kiara Tito beri nje reagim publik.
Me ane te nje postimi ne InstaStory, Kiara i hodhi poshte te gjitha lajmet, tek shkroi:
“Hello njerez, me kan ardhur keto foto ne dm, gjithashtu po lexoj edhe ne portale, nuk para shprehem sepse pergjithesisht nuk I kushtoj rendesi lajmeve neper portale (duke qene se shumica mund te jene edhe fake news), por doja tju thoja qe nuk jam une personi ne foto dhe perpara se te beni lajme, ju lutem vertetojini rrethanat. Ju falenderoj!!!”