Reperi Mozzik është shprehur me ndjekësit për herë të parë rreth varësisë që ka patur ndaj substancave narkotike.
Mbrëmjen e kaluar, përmes postimeve në InstaStory ai tregoi se u bënë 6 vite që ka hequr dorë nga këto lëndë.
Sipas tij, fakti që konsumonte drogë kishte të bënte me shumë faktorë, e një prej tyre ishte profesioni që ka, por Mozzik falenderon Zotin që ia doli të hiqte dorë nga kjo varësi.
“Kam 6 vite që kam hequr dorë nga droga. Kjo është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem krenar për veten.
Sigurisht, ishte rrugë e vështirë për mua, isha i ri. Mjedisi, profesioni, dhe çdo gjë që lidhej me të…Por ia dola, ia dola! Faleminderit Zot.”