Mozzik ka paralajmëruar se do publikojë albumin e ri muzikor me titull “Lambozzik” në 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve. Albumit do përmbajë edhe një videoklip në bashkëpunim me Getinjon.
Xhirimet e klipit po realizohen në Zvicër ku janë ndërprerë nga policia zvicerane, e cila ka bërë kontrolla në makinat luksoze që ishin pjesë e xhirimeve.
Ky aksion i policisë u përcoll edhe nga televizioni zviceran dhe për Mozzik dhe xhirimet e videoklipit u fol në edicionin e lajmeve.
Kanë qenë Mozzik dhe Getinjo që në rrjete sociale kanë ndarë pjesë nga kontrollat policore dhe transmetimin në lajme.