Mozzik dhe Getinjo kanë humbur një ndër njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tyre, dajën.
Lajmin e hidhur e bëri të ditur vetë Mozzik përmes postimeve në Instagram.
Ndërkohë menjëherë pas kësaj humbje tragjike, policia e Kosovës është vënë në lëvizje për të zbuluar shkaqet.
Sipas “Reporteri”, i ndjeri ka ndërruar jetë në paraburgimin e Gjilanit, në rrethana ende të paqarta.
“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjencës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.