Gjatë ditës së djeshme në mediat greke dhe ato shqiptare ka qarkulluar një lajm për vdekjen e ish partnerit të këngëtares Rina, Sin Boy, në rrethana të pacaktuara.
Krejt kjo nisi nga një njoftim të publikuar në profilin personal të reperit në Instagram, ku shkruhej se Sin Boy ka vdekur por që “do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij”.
“Fatkeqësisht thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë”, shkruhej në njoftim.
Raportimet për vdekjen e tij u thelluan edhe më tepër kur motra e reperit, Elena, ka shpërndarë po këtë postim në profilin e saj, dhe në mbishkrim ka shkruar RIP (Rest in Peace) që në shqip përkthehet në “U prehsh në paqe”.