Motra e Olta Gixharit, gazetarja Gerta Gixhari, ka bërë një reagim në InstaStory përsa i përket situatës së bujshme të Luizit në “Big Brother VIP”.
Ajo është shprehur se Luizi ka mashtruar rëndë, por publiku ka krijuar një afeksion të madh tek ai si personazh, duke lënë kështu mënjanë antivlerat e tij dhe duke mos gjykuar asnjë veprim, sipas saj të pahijshëm.
Postimi i plotë i Gerta Gixharit:
“Edhe sikur Luizi të masturbohet në mes të shtëpisë, opinioni përsëri do e mbështesë dhe nëse djemtë dhe vajzat pyesin prindërit e tyre pse e bëri këtë veprim ato do i thonë sepse “është çun dhe çunave u lejohet” dhe përveç kësaj na bën për të qeshur. O ma o ba por ai mashtroi shumë rëndë dhe përgjigja do të ishte “e bëri në emër të lojës, apo se donte të fitonte Kiaren “…sepse me anë të mashtrinit mund ti fitojmë ca gjëra në jetë. Dhe jeta vazhdon dhe ne jemi brezi duke lejuar historinë të përsëritet, ku lartësojmë figura, afeksionohemi pas tyre dhe nuk pranojmë dot antivlerën e tij, vetëm e vetëm që të mos zhgënjehemi nga vetja se kemi pëlqyer dikë që kemi besuar si më i miri, duke mbrojtur kështu me kokëfortësi egoizmin tonë dhe unin tonë. Duke mos pranuar se kemi gabuar në zgjedhje. Përfundimisht, me kokën lart ne nuk duam veten tonë. Po kështu afeksionesh kemi krijuar ndër breza për të gjitha figurat politike. Tani mendoj se kam gjetur përgjigjen e duhur të Monikës se “Ç’farë është Big Brother në vetvete”. Në fakt BB nuk tregon askënd atë që luan aty brenda të cilët të gjithë janë në kushte jashtë realitetit ku bota e tyre është ushqimi dhe më the të thashë me njëri tjetrin, le të themi si në periudhën para mesjetës kur njeriu vizionin e tij e kishte po kaq të cunguar dhe ndaj mendoj se askush nuk duhet të gjuhet me gurë për lojën e tij pasi të gjithë ne jashtë nuk do e dinim si do reagonim në vend të tyre. Por Big Brother vë në provë e në lojë një popull të tërë i cili ka rastin të tregojë se sa qytetari ka, si e edukon të ardhmen dhe si i tregon vlerat e tij dhe më e rëndësishmja cila është udhëheqja që do.”
Nga ana tjetër ajo nuk dha asnjë koment për lojën e motrës së saj Oltës e as të personazheve të tjerë brenda shtëpisë.
“Nuk kam asnjë koment për lojën e banorëve por për atë që ndodh jashtë shtëpisë. Juve mbështetësve të Luizit që do vërshoni nga mesazhet ju them se nuk jam për të mbrojtur një palë apo për të gjykuar një palë, por jam thjesht e indinjuar për të ardhmen e vendit tim. Big Brother jemi ne jashtë, jo ata atje brenda”.