Genta Cana u kryqezua nga ndjekesit e saj pak dite me pare, pasi ajo kishte bere nje postim ne InstaStory, ku ofendohej Fifi me fjale shume te renda si psikopate, e semure mendore.
Teksa ishte e ftuar ne nje interviste per Prive, Genta tregoi se nuk eshte 100% ne menaxhim te Instagramit te saj, pasi te qenit nene e nje femije e ka kufizuar shume, madje as Instagramin e Granitit nuk mund t’a merrte ne menaxhim, duke ia lene keshtu te dyja adresat nje personi te vetem.
Genta e kishte lejuar personin ne fjale se mund te ripostonte cdo postim ku behej fjale per Granitin dhe ku tagohej Genta.
Kjo e fundit sqaroi se ai postim me fjale ofenduese per Fifin ishte bere nga nje adrese fake dhe personi qe po menaxhon adresen e Gentes, e kishte ripostuar, por postimi kurrsesi nuk eshte bere vete nga Genta.
Per kete postim, ajo tregoi se ka komunikuar edhe me motren e Fifit, ku ja ka sqaruar te gjithe situaten.
Gjithashtu, Genta u pyet edhe per fjalet qe po qarkullonin ne lidhje me ish-te dashuren e Granitit, e cila do te behej pjese e “Big Brother VIP”.
Beatriks, Einxhel apo Sara? Cila nga vajzat ka qene ish e dashura e Granitit.
Per kete ceshtje, Genta nuk diti te kthente nje pergjigje, pasi u shpreh se Graniti ka patur shume femra ne te shkuaren dhe ajo nuk mund t’i njihte te gjitha.