Vendimi i mbrëmjes së djeshme për të nxjerrë në nominim treshen Kiara, Efi, Luiz e bëri këtë të fundit të revoltohet nga sulmi i qëllimshëm i Deas.
Pasi ngeli Kiara përballë Efit në nominim, Luizi filloi t’i kundërvihej Deas duke i thënë se ka për të marrë hak dhe ka për t’a shkelur me këmbë në vazhdim, në kontekstin e lojës.
Mirëpo, duket se Dea u tremb nga gjuha që iu drejtua Luizi dhe u shpreh se nuk mund të vazhdojë të jetojë me frikë në shtëpi.
Ndaj, pas spektaklit të djeshëm Amosi ka diskutuar me Dean dhe i ka thënë se nuk duhet të trembet sepse Luizi po përpiqet thjesht t’a intimidojë pasi nuk mund t’i bëjë asgjë.
“Nuk ka çfarë të të bëjë, ai është njeri që përpiqet t’i nxjerrë njerëzit nga vetja edhe ndonjëherë bie vetë në gropë”– iu drejtua Amosi ndër të tjera.