Mbrëmjen e djeshme një mama single u bë pjesë e “Përputhen”, e cila ndryshe nga te tjeret, nuk u prit aspak mirë nga opinionisti Arjan Konomi.
Sipas Arjanit, Çiljeta nuk ka ardhur në emision për të gjetur dashurinë, por për famë. Gjatë debatit të tyre u prek dhe jeta private e opinionistit.
Pjese nga debati:
Çiljeta: Arjan ti do dashuroheshe me dikë që e sheh nga televizori? Pa e njohur? Pa biseduar? Pa e ditur se çfarë tipi ka?
Arjani: Unë nuk shkoj në një emision pa e parë se çfarë është ai emision. Ti thua e kam parë 20 minuta “Përputhen” nuk i njoh djemtë edhe vjen këtu të gjesh dashurinë.
Çiljeta: Të duhet kohë për ta njohur dikë
Arjani: Nga televizori e sheh fillimisht kush është më i miri, kush është më tipi, bën një krahasim
Çiljeta: Unë do ta njoh vetë personalisht. Arjan, ti një person do e njihje nga televizori apo do e njihje vetë?
Arjani: Po ç’ke me mua? Fol për vete
Çiljeta: Po pse nuk e ke gjetur ti atëherë?
Arjani: Ku e di ti që nuk e kam gjetur?
Çiljeta: Atëherë bëje publike dhe ti nëse e ke gjetur
Arjani: Ke ardhur të më tregosh mua ta bëj publike apo mos ta bëj publike? Unë e kam gjetur, e kam gjetur
Ishte kjo biseda mes Ciljetes, konkurrentes se re dhe Arjan Konomit, ku dashur apo pa dashur opinionisti konfirmoi lidhjen e tij te dashurise por duke mos preferuar te tregoje me shume.