Dronet mbi shtëpinë e “Big Brother VIP” nga fansat për të mbështetur të preferuarit e tyre, janë bërë tashmë një traditë.
Mirëpo ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë vit është lajmëruar nga produksioni i BBV se dronat nuk do të lejohen pasi kanë ndikuar në lojën e banorëve brenda shtëpisë.
Edhe pse banorëve u është ndaluar disa herë për t’i parë dronat, sërish fansat nuk ndalojnë së i dërguari.
Ndaj gjatë intervistës së sotme për “WakeUp”, Eduart Grishaj ka bërë një paralajmërim për ndjekësit duke iu drejtuar se rreth ambienteve të Top Channel janë vendosur pajisje të cilat kapin dronat dhe i rrëzojnë.