Horoskopi ka disa shenja të cilat për arsyet e tyre nuk e duan aspak rrethin në gisht.
Janë shenja që duan lirinë dhe martesën e shohin si një burg.
Zbulojmë për cilat shenja bëhet fjalë:
1-Binjakët
Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë nuk mund të përballojnë një përgjegjësi të tillë.
Nëse bëhet fjalë për një lidhje, binjakët janë shumë të lumtur të qëndrojnë,por për martesë nuk e mendojnë njësoj.
Kur partneri i një Binjaku fillon ti flasë për unazë, duke e shtyrë drejt martesës, ka mundësi të zhduket fare.
2-Ujori
Ujorët janë një nga shenjat që e duan më shumë vetminë dhe do e keni shumë të vështirë të kuptoni ndjenjat dhe mendimet e tyre.
Kur flitet për martesën në shumicën e rasteve një Ujor e braktis lidhjen që ka krijuar.
3-Shigjetari
Kjo është shenja më e lumtur e horoskopit kur është beqarë dhe në shoqërinë e miqve të vet.
Nëse një Shigjetar nuk duket i bindur,mos e shtyni drejt martesës sepse do e humbisni përgjithmonë.
Frika se partneri mund t’ju marrë lirinë i bën të mendojnë kështu.