Është krejtësisht normale që një marrëdhënie të marrë fund, pavarësisht sa vështirë mund të jetë kjo që secili nga partnerët ta pranojë që dashuria ka mbaruar.
Ndoshta për hir të kohës së gjatë të kaluar së bashku, apo thjesht për inerci, ndodh jo rallë që njëri nga partnerët ta ndrydhë veten dhe të mos e pranojë se nuk ndien më si më parë.
Por pavarësisht përpjekjeve, ato që të nxjerrin zbuluar në të tilla situata janë gjestet që kurrsesi nuk mund t’i shmangim.
Ja cilat janë disa nga situatat që tregojnë se mund të ndieni gjithçka për partnerin përveçse dashuri.
1- Nuk do t’ja dish se si ai/ajo e kalon kohën e lirë.
A e mbani mend kur e dashura ju pyeste si e keni kaluar çdo sekondë të ditës suaj? Nëse nga ajo ditë ka kaluar shumë kohë, a vetëm 2 shpjegime. Ose ai/ajo është shumë e zënë me punë, ose thjesht nuk do t’ja dijë. Nëse kjo situatë shpeshtohet, duhet të alarmoheni. Me siguri është e dyta.
2- Nuk është më xheloz/xheloze
Xhelozia është krejtësisht normale në një lidhje, për aq kohë sa ajo nuk kthehet në posesivitet. Por nëse vjen një ditë dhe i/e dashura nuk e merr mundimin as të dijë me çfarë njerëzish shoqërohesh apo komunikon, diçka po ndodh.
3- Të shkruan rrallë
Dhe kjo nuk ka lidhje me të qënit e zënë. Nëse nuk iu përgjigjet në kohë, apo shkruan shumë ftohtë, ka vetëm një përgjigje. Nuk është po aq e përfshirë emocionalisht sa jeni ju.
4- Nuk të sheh në planet e saj/tij në të ardhmen.
Kjo mund të jetë më alarmuese nga të gjitha. Kur mendon se ke në krah dikë që do të kalojë jetën me ty, në planet e së ardhmes ju duhet të jeni protagonisti kryesor. Por nëse ajo/ai ju lë jashtë listës, sapo ju dha një arsye për tu zënë.
5-Nuk qesh më me shakatë e tua.
Nëse ditët kur ajo qeshte me çdo batutë apo shaka që bëjë kanë filuar të duken shumë të largëta, duhet të ndaloni dhe të komunikoni seriozisht rreth kësaj. Edhe pse nuk është një shenjë e pastër ndarjeje, tregon lodhje dhe monotoni. Gjithsesi, kjo duhet analizuar me kujdes me të gjthë situatat e tjera në të cilat ndodheni.