Policia ka vendosur në pranga dy persona në Durrës që akuzohen se morën peng 4 shtetas kosovarë.
Dyshohet se të arrestuarit, 49 vjeçari me iniciale N. Xh., 48 vjeçari me iniciale D. K., mbajtën peng pushuesit nga Kosova në garazhin e banesës ku ishin akomoduar lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.
Ata mësohet se i kanë mbajtur peng për 45 minuta.
Njoftimi i policisë:
Durrës/ I hoqën lirinë katër shtetasve kosovarë, falë veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga disa shtetas kosovarë, se në lagjen nr. 13, në Durrës, dy shtetas i kishin hequr lirinë atyre, në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit N. Xh., 49 vjeç dhe D. K., 48 vjeç, të dy banues në Durrës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës