Mori nënën në koncert, Luizi ka dy fjalë për çunat e pranishëm: Mos ma…

Tashmë Luiz Ejllin nëpër koncerte nuk do e shoqërojë më vetëm partnerja e tij, Kiara Tito.

Mbrëmjen e djeshme, teksa këngëtari po performonte në një nga klubet e Tiranës, e pranishme për herë të parë ishte edhe nëna e tij.

Për prezencën e saj, Luizi mbajti dhe një fjalim para të pranishmëve, ku tregoi se ndihej i emocionuar dhe për këtë “faj” ka pikërisht nëna e tij.

“Mirëmbrëma. Sonte është hera e parë që kam emocione, pasi për herë të parë kam sjell nënën me duart e mia, në këtë koncert,” shprehet Luizi.

E ashtu siç shpesh herë e bën, kësaj situate nuk ia la pa shtuar disa nota humori: “Çuna mos ma ngacmoni”.