Diten e sotme eshte perhapur lajmi se aktori i humorit Gazmend Paja ka marre nga Edi Rama plot 133 mije metra katrore per ndertimin e nje resorti ne Dhermi.
Sipas JOQ, Gaz Paja nëpërmjet kompanisë së tij “Ecotech Energy Services” në bashkëpunim me një kompani tjetër të quajtur “Startek”, mësohet se është klasifikuar si investitor strategjik në bregdetin e jugut dhe do të investojë rreth 13.8 milionë euro per ndertimin e resortit.
Por duke shfletuar vendimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve të firmosur nga vetë Edi Rama, shikohet se planifikohet të ndërtohet një resort luksoz i fokusuar në turizmin elitar.
Në të do të bëjnë pjesë një hotel me 5 yje si dhe vila luksoze. Interesant është fakti se hoteli i cili realisht mund të sjellë të ardhura për turizmin do të ndërtohet në një hapësirë prej vetëm 25 mijë metrash katrorë.
Ndërsa pjesa tjetër prej 108 mijë metrash katrorë do të përdoret për ndërtimin e vilave. Këto vila pas ndërtimit do të shiten nga kompania e Gaz Pajës dhe nuk do të sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.
Ne postimin e JOQ, ku flitet pikerisht per kete lajm, nder komente te shumta nga ndjekesit, nje reagim ironizues e ka bere edhe reperi Stresi.
“Pse ankoheni o popull, cudia me e madhe 3 dit praa”- ka shkruar reperi duke lene te kuptohet se cdo cudi qe ka ndodhur ne vendin tone eshte lene pas dore dhe harruar si shume te tjera.