Morena Taraku e zhgënjyer nga njerëzit pasi grabitësit i hynë në shtëpi, vjen me një mesazh ironizues për ta

Gjatë javës së kaluar në mediat turke u raportua se është grabitur shtëpia e Morena Tarakut.

Në media u raportua se grabitësit kanë marrë afro 13 mijë euro si dhe ora, gjerdan e stoli në vlerë 300 mijë euro.

Morena së fundmi ka bërë disa postime në rrjete sociale, me anë të të cilave shprehet e zhgënjyer për disa miq që nuk u intereson në lidhje me ngjarjen e lartpërmendur.