Një Prime para këtij që ishte këtë të premte, Ledri ishte brenda shtëpisë më të famshme të momentit “Big Brother VIP”.
Në një moment gjatë natës. Monika Lubonja i mori këmishën Ledrit dhe nuk ia ktheu më. Gjatë Prime të kësaj të premte, ajo u shfaq e veshur po me atë këmishë në mbrëmjen e madhe.
Sara duket se e ka parë dhe bëri një reagim shumë të lezetshëm në llogarinë e saj në Instagram. Duke qenë se ajo shpeshherë vesh rrobat e babait të vajzës së saj, në një postim shkroi:
“Monika po më vjedh stilin?”.