Monika Kryemadhi ka një koment për çiftin Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakun

Monika Kryemadhi ishte një nga të ftuarat e sotme në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana” në televizionin Klan.

E vendosur përballë një sfide personale, Monika tregoi më shumë për marrëdhënien e saj me disa nga figurat më të përfolura, si miq, por edhe kundërshtarë të saj në politikë.

Duke qenë e apasionuar pas kopshtarisë, Monika duhet të vendoste fotot e personazheve sipas lules që mendonte se u përshtatej.

Teksa u shfaq fotoja e këngëtares Xhensila Myrtezaj, Monika zgjodhi ta vendoste tek lulja “Jasemin”, bashkë me Besin.

“Xhensilën e njoh si mama, pimë kafe bashkë, si edhe gatuajmë me njëra-tjetrën”, u shpreh Kryemadhi, duke treguar se për çiftin Kallaku ka mjaft respekt.