Momenti kur Pique humbet kontrollin dhe sulmon verbalisht fansat që brohorisnin para tij emrin e Shakirës (VIDEO)

Është bërë viral momenti kur Pique doli me mikrofon në dorë para fansave në një klub ne Madrid dhe të pranishmit filluan të brohorisnin emrin e Shakirës.

Futbollisti padyshim i gjendur në një situatë të sikletshme, humbi kontrollin dhe filloi t’i sulmojë verbalisht.

Mes tjerash ai tha se “nuk i intereson pasi ai është një kampion bote dhe ata nuk janë asgjë”.

Edhe Dj duket se u bashkua me turmën pasi pas kësaj luajti “Waka Waka” të yllit latin.