Momenti kur Jennifer Lopez përshendet Shqipërinë ‘Live’ në Instagram bëhet viral

Jennifer Lopez ka përmendur Shqipërine dhe ka përshëndetur shqiptarët në një lidhje live në Instagram.

Super ylli botëror ka pikasur shqiptarët në mesin e një audience masive dhe ka arritur të lexojë komentet për Shqipërinë.

“Tung Shqipëria, ju pashë, ju pashë përgjatë gjithë kohës” – dëgjohet duke thënë J Lo shoqëruar me një puthje.

‘Fajtori’ për këtë është shqiptari Ardit Nreca i cili ka dërguar një numër të madh të komenteve përgjatë lidhjes direkte të këngëtares me audiencën e saj në Instagram.

Nreca është fans i flaktë i këngëtares që edhe më herët pati arritur të marrë vëmendjen e këngëtares në mënyrë virtuale, me ç’rast i kishte komentuar në një nga kërcimet e tij duke iu bashkëngjitur sfidës në pandemi.

Ndryshe, kohë më parë u pati raportuar se në mesin e vetëm 1 mijë personave që J Lo ndjek në Instagram ishte një trajner shqiptar fitnesi që jeton e vepron në Kosovë.