Kanë kaluar vetëm pak orë nga hyrja e gazetarit Bledi Mane në BBV dhe ai ia ka arritur të shkaktojë mjaft trazira.
Por, ndryshe nga Bledi i cili e njef shumë mirë Luizin, ky i fundit nuk ka shumë informacion për gazetarin.
Mirëpo për këtë është kujdesur miku i Luizit, Armaldo.
Një video është bërë virale në rrjet ku shihet Armaldo teksa i jep çdo informacion të mundshëm Luizit në lidhje me Bledi Manen.
Armaldo tregon ndër të tjera se kur te diskutojë me Bledin, duhet ta ketë shumë mendjen pasi ai është mjaft i zoti, i qetë dhe i përgatitur.
Ky diskutim i ka pëlqyer aq shumë ndjekësve sa e kanë krahasuar me serialin “La Casa De Papel”, të dy aktorëve “Berlin” dhe “Profesori”. /Lokimagazine.com