Ditën e sotme, Arbana reagoi për herë të parë pas dasmës me Eduartin.
Si fillim ajo postoi një video në Instagram nga vendi magjik i Toskanës, ku edhe pse nga larg, ndjehej qetësia që transmetohej.
Ndërsa pak më parë ajo ka rrëfyer edhe disa detaje lidhur me dasmën, megjithëse ende nuk ka postuar një foto e veshur me fustan, përkrah Eduartit.
Si fillim Arbana falenderon të gjithë personat që e ndihmuan për të realizuar një dasëm sa më perfekte.
“Pak ditë më parë, në një ceremoni private vetëm me njërëzit tanë me të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë.
E pakursyer ka qenë edhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka që kanë bërë”- shkruan moderatorja.
Në postimin e rradhës, Arbana ka treguar edhe historinë që fshihet pas fustanit të nusërisë.
“Marcela Lati, me siguroi ne kohe rekord fustanin e endrrave dhe bashke me mandin si dy miq tanet prej vitesh u kujdesen te na orientojne per zgjedhjet e duhura sepse realisht nuk ka dasem pa mandin dhe @geraldina sposa
E pastaj kur me thane teksa e provoja, qe fustanin e kam dhurate prej tyre qe ta veshe edhe zoi mu mbushen syte me lot.
Faleminderit”, tregoi Arbana.