Prej javësh janë bërë paralajmërime se diçka e rrallë do të ndodhë sonte brenda shtëpisë vip e tashmë e gjithë audienca po pret për të ditur më shumë.
Regjisori Eduart Grishaj pak orë para spektaklit ka zbuluar më shumë detaje përsa i përket natës së sotme.
‘Po bëhen disa përgatitje për natën e dashurisë, do jetë plot emocione. Do jetë si ato netët kur fiton Vllaznia me Tiranën. Do jetë e jashtëzakonshme sot në prime”, tha ai.
Ndërsa nga ana tjetër Luizi premtoi pak ditë më parë se do të jetë një Shën Valentin i paharrueshëm.
“Do jetë një Shën Valentin historik, do të mbetet gjatë. Është një surprizë që nuk e ka bërë askush në një “Big Brother”– u shpreh artisti.