Ishte një nga puntatat e fundit të “Shiko kush luan” ku Leonora Jakupi kishte zbuluar për herë të parë sherrin me Nora Istrefin.
Këngëtarja tha publikisht se Nora duhet t’i kërkojë falje për një gabim të madh që ka bërë kundrejt saj.
Më vonë u zbulua se bëhej fjalë për këngën “A e ke dit”, e cila sipas Leonorës ishte e saj por ishte vjedhur nga Nora.
Kjo e fundit mbrëmë në “Më lër të flas” mohoi lajmet duke thënë se refreni ishte i Flori Mumajesit ndërsa pjesa tjetër ishte e krijuar nga vet ajo dhe se nuk do të kërkojë falje.
Kurrë nuk i kam vjedhur këngë Leonora Jakupit. Të ishte një këngë e Leonorës unë s’do ta bëja kurrë. Bëhet fjalë për këngën “A e ke ditë” e cila këngë e Flori Mumajesit. Refreni është i Florit ndërsa pjesën tjetër të këngës e kam bërë vetë. Ka qenë këngë shumë personale e imja në kohën kur është bërë dhe e kam ndjerë shumë, hala e dua si këngë”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Leonorës, e cila përmes një statusi në instastory ka qenë e ashpër.
“Edhe hajn edhe rrenc”, ka shkruar Leonora duke mos u lëkundur nga akuzat e saj.