Ditën e sotme CEO i “Acromax”, Aldor Nini, foli për blerjet e klikimeve që bëjnë disa nga artistët shqiptar, duke permendur këtu edhe emrin e Ardit Cunit.
Gjatë një interviste në programin radiofonik, “Ndryshe”, Nini u shpreh:
“Personi pasi pa lajmin më tha që ‘çfarë të duhet ty që fut hundet’. Është Ardit Çuni. I thashë Arditit mua mu deshën gati 10 sekonda të gjeja Shqipërinë, aq poshtë ishte. 668 klikime ka vetëm nga Shqipëria, 37 mijë klikime nga India.”
Lidhur me këtë temë kaq delikate, Top Albania Radio kontaktoi personalisht me Ardit Çunin, i cili nuk ngurroi të jepte kundërpërgjigjen e tij.
“Do ju lutesha që për arsye profesionale mos t’i jepni zë kësaj gjëje, sepse është komplet një idiotësi. Personi në fjalë po mundohet që të bëjë marketing me anë të emisioneve dhe të lajmeve që do të shkaktohen me emrin tim apo të kujtdo tjetër sepse e di shumë mirë që ndryshe nuk ia var njeri dhe përveç kësaj di vetëm që më janë lutur disa herë që të bashkëpunoj me kompaninë e tyre dhe nuk kam pranuar. Kjo është një nga arsyet pse goditem unë apo artistët në fjalë që janë përmendur. Nuk më bën sens”, tha ai.
Mirëpo Acromax nuk e la me kaq dhe publikoi listën ku dukej se Arditi kishte blere klikimet për këngën e tij “E dije”, pasi këtë liste e kryesonte India me Bangladeshin.
Arkiva Shqip, e cila është një nga platformat që menaxhohet nga Acromax Media, ka publikuar këtë foto në InstaStory.