Një episod aspak i këndshëm ka ndodhur mes dy moderatorëve të njohur shqiptarë pasditen e sotme në emisionin “Ditë pas Dite”.
Moderatorja Fjodora Fjora dhe Ronaldo Sharka i ftuar në emision kanë shkëmbyer disa “thumba” me njëri tjetrin të cilat çuan deri në debat.
Gjithçka nisi kur drejtuesja e programit, Fjodora Fjora pyeti Ronaldo Sharkën, nëse e ka të vështirë të përshtatet me të ftuarit që sipas saj përcjellin antivlera.
Ajo e pyeti nëse është vetë moderatori që bie në nivelin e tyre, apo janë të ftuarit që rriten në nivelin e Ronaldos.
E teksa biseda vazhdonte normalisht në një moment moderatorja i harron emrin Ronaldo Sharkës, duke e karakterizuar atë si një person të rrjeteve sociale.