Zhaklin Lekatari u kthye në një nga personazhet më të komentuar gjatë eksperiencës së saj si opinioniste në ‘Big Brother VIP 2’. Bashkë me Arbër Hajdarin, aktivistja ka shoqëruar të gjitha netët e formatit me komentet e saj mbi polemikat e ndodhura.
Gjatë një interviste për “Pushime On Top”, ajo është shprehur se pavarësisht se ka qenë një ‘luftë’ në vetvete, të pasurit këtë pozicion në BBV, e ka rritur profesionalisht.
Mirëpo, ende nuk ka emra zyrtarë se cilët do të jenë opinionistët e rradhës të edicionit të tretë të kompeticionit, ndërkohë që Zhaklina u shpreh se nuk do t’i thoshte “jo” një ftese të ardhshme.
Një nga gjërat e diskutuara në intervistë ishte edhe emri i Eva Muratit si një nga opinionistet e përfolura.
Biseda:
Eni Shehu: “Do ta pranoje sërish po të të vinte ftesa?”
Zhaklin Lekatari: “Po, pse jo!”
Eni Shehu: “Pasi dhe vetë ajo e shprehu si dëshirë, qarkullon edhe emri i Eva Muratit, për të qenë opinioniste në sezonin e ardhshëm…”
Zhaklin Lekatari: “Po shumë mirë, nëse duan Eva Muratin le ta mbajnë, mua gjithsesi më bëhet qejfi…”
Lei Kraja: “Sa diplomate je…”
Eni Shehu: “Po me Arbër Hajdarin ke komunikuar lidhur me vendimin e tij?”
Zhaklin Lekatari: “Nuk e di nëse vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim akoma apo jo. E kuptoj që mund të jenë shumë gjëra që kanë ndikuar; punët, presioni… Unë gjithsesi e respektoj; me Arbrin kam patur dhe vazhdojmë të kemi një raport shumë të mirë”