Pas mbarimit të sezonit të dytë të “Big Brother VIP”, pak muaj më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se Efi Dhedhes do të jetë zëvendësuesja e Bora Zemanit në “Përputhen”.
Madje, disa burime edhe e konfirmuan diçka të tillë.
Mirëpo vetë Efi nuk iu përgjigj kurrë këtyre aludimeve, deri më sot.
Në një mini intervistë që ajo krijoi në Instagram, dikush e pyeti për projektet e reja. Efi tregoi se sigurisht që priten projekte të reja nga ajo, por si për mos të lënë më vend për aludime se do jetë moderatore në “Përputhen”, ajo tha:
“Projekte të reja? Po, por që doja t’iu pyesja ju ku keni dëshirë të më shihni më shumë, si makeup artist apo tattoo artist?”.
Megjithatë, si për mos të shuajtur komplet “flakën”, Efi iu përgjigj edhe pyetjes, “Pse nuk kthehesh në TV“, ku tha:
“Ku do donit ju të më shihnit, në çfarë kategorie?”