Ariana Lirey nga Rusia u bë e njohur në vendin tonë pas romancës që pati me Don Xhonin.
Modelja dhe reperi shqiptar pas njohjes në rrjete sociale ku rusja shprehte hapur pëlqimin për Xhonin, fytyrën e të cilit e kishte bërë tatuazh në dorë, u takuan në Dubai ku kaluan disa ditë së bashku.
Teksa raporti i tyre konsiderohej lidhje dhe u duk se gjërat po shkonin për mrekulli, dyshja konfirmuan ndarjen, e cila bëri bujë të madhe në media pasi u përcoll me akuza dhe poste publike.
Por ndonëse i ndanë përfundimisht rrugët, Ariana duket se akoma është e përfshirë dhe ndjek çdo detaj lidhur me reperin.
Ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Don Xhoni ka filluar ta ndjek në Instagram, Miss Siria, Tia Alkerdi.
Kjo nuk i ka ikur modeles ruse, e cila së fundmi në foton që ka postuar ajo ka diskutuar për Don Xhonin me ndjekësit shqiptar.
Nje ndjekes i komenton: “Don Xhoni po shkruan…”, ndersa modelja ruse ia kthen me ironi: “Ai nuk mundet, pasi eshte i zene me Miss Siria”