Mund të jetë surprizë për të gjithë ata që Heidin, modelen e njohur shqiptare, e kanë ditur ende beqare. Jo vetëm që nuk është më single, por edhe është bërë edhe nënë e një djali 1 muaj më parë.
Heidi dhe futbollisti i njohur turk, Merih Demiral, janë bërë prindër për herë të parë.
Foton e parë me fëmijën çifti e kanë publikuar në profilin e tyre duke konfirmuar kështu edhe lidhjen e tyre që për shumë kohë e kishin mbajtur larg vëmendjes së mediave.
Sipas mediave turke, 23-vjeçari Merih Demiral është njohur me Heidin në Zvicër, ku edhe jetojnë prej disa kohësh.
Nuk dihet prej sa kohësh, futbollisti ka fituar zemrën e modeles shqiptare, por Heidi nuk ka zbuluar deri tani asnjë detaj nga raporti i saj i dashurisë.
Madje, edhe në foton e parë të postuar pas një muaji, Heidi shkruan në profilin e saj: “Ti ishe sekreti ynë më i bukur. Gëzuar muajin e parë të lindjes, biri im”
Burimi: /Revista Class