Modelja e njohur shqiptare jep lajmin e embel, shtatzene per here te pare

Një lajm i bukur vjen nga modelja shqiptare, Lorena Haliti, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmin e ka ndarë vetë Lorena, përmes disa fotove krah partnerit të saj, Ami Mëzezit. Bukuroshja shfaqet duke pozuar me fustan të zi, ku tregon barkun e rrumbullakosur.

https://www.instagram.com/p/CdqkMX3uxXZ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9a559b24-471e-4d00-8d35-f264006bc835

Kujtojmë që Lorena dhe Ami janë në lidhje prej disa vitesh Amerikë. Ata kanë planifikuar të bëjnë një dasmë në verën e 2023-shit.