Modelja e famshme zbulon gjininë e bebushit që po pret në mënyrën më të bukur! (Video)

Adriana Lima ka zbuluar gjininë e fëmijës që po pret me të dashurin, Andre Lemmers.

Modelja 40-vjeçare zbuloi se ishte në pritje të ëmbël në Shkurt. Modelja është gjithashtu nënë e dy vajzave 12 dhe 9 vjeçare me ish bashkëshortin e saj, Marko Jaric.

Adriana ka postuar një video në Instagram, ku ka zbuluar se do të mirëpresë një djalë.

https://www.instagram.com/p/CcflTEoLRol/?utm_source=ig_embed&ig_rid=59903539-7be9-4b7d-8b29-60537ac20f35

Kujtojmë që çifti, të cilët e kanë mbajtur kryesisht private marrëdhënien e tyre, bënë debutimin e parë vitin e kaluar në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit të Venecias.