Elon Musk ja del gjithmonë që të jetë në qendër të vëmendjes.
Gjithsesi, duket se mediat kanë bërë pak “pushim” nga lajmet e “katastrofës” që po i ndodh miliarderit si drejtues i Twitter dhe këtë herë janë përqëndruar tek fiziku i tij, ose më saktë “investimi” që ai ka bërë tek vetja.
Kështu, një kirurg i njohur plastik ka deklaruar së fundmi për “The Sun” se Musk ka shpenzuar më shumë se 172,000 dollarë për operacione plastike, për fytyrën dhe flokët.
Dr. Richard Westreich ndër të tjera tha:
“Sipas mendimit tim Musk është kujdesur për flokët e tij, sytë dhe lëkurën që i varet poshtë qafës. Në fillim të këtij viti, ai ka pasur enjtje në qafë pikërisht nga këto ndërhyrje. Ngritja e mundshme e lëkurës së qafës së tij mund të kushtojë rreth 60 mijë dollarë. Ka mundësi që hapësira poshtë syve të tij është mbushur gjithashtu, që është një transformim shumë i kushtueshëm. Kjo duhet t’i ketë kushtuar atij 10,000 dollarë. Flokët e tij duket se janë ndryshuar të paktën 4 herë gjatë viteve, gjë që do të kushtonte rreth 40,000 dollarë.