Miriami feston 37-vjetorin, Albani i bën urimin e veçantë jo vetëm si bashkëshorte

Ata janë ndër çiftet më të dashur të showbizit, të cilësuar shumë herë si model i dashurisë së përsosur, aq sa shpesh edhe në tekstet e tyre e kanë quajtur njëri-tjetrin “ëngjëll”, apo “jemi pa një mijë skandale”.

Bëhet fjalë për dy këngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.

Kjo e fundit, feston sot ditëlindjen dhe ka marrë urime të shumta nga njerëzit e saj të afert, fansat e miqtë. Ndërsa, urimin më të bukur e të ndjerë ia ka bërë bashëshorti Alban Skënderaj.

Ai ka publikuar në Instagram një foto të saj dhe e ka shoqëruar me fjalë tepër të ndjera. “Gëzuar gruas, vajzës, të dashurës, shoqes, artistes dhe mamit më të mirë në botë!”, ka shkruar ai.

https://www.instagram.com/p/CeLRKTsuSx2/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Me siguri, ky është urimi që çdo grua do të dëshironte të merrte në një ditë aq të rëndësishme.

Më herët, si dhuratë të parë, ai i dërgoi Miriamit një buqetë lulesh, shoqëruar me një pusullë ku shkruante: “Gëzuar dashuri! Faleminderit për dashurinë që na dhuron çdo ditë. Je njeriu më shtrenjtë në jetë! Të dua pafund. Përgjithmonë bashkë!”.