Ditën e sotme, gazetari dhe analisti i njohur shqiptar, Kastriot Myftaraj ka ndëruar jete pasi u hodh nga kati i katërt i banesës ku jetonte.
Mirepo, një status në Facebook nga Hoxha Ahmed Kalaja ka marrë shumë vëmendje, teksa ai reagoi mjaft i revoltuar e madje porositi ndjekësit që të mos shprehin ngushëllime për vdekjen e Myftarajt.
“I mbeti endrra pa realizuar… Lajm i darkes se arafatatit quhet ky.
Zotin e kam deshmitar qe e besoja se do jete shembull per tallesit me fene para tij.
Ky ka bere thirrje per gjenocid ndaj muslimaneve autoktone shqiptare, se duhet te arratisen ne Turqi a arabi?! Madje ligjeronte cdo lloj forme spastrimi ndaj tyre…
Madje kishte kallezuar Kuranin ne prokurori…
Nuk lejohet te shahet i vdekuri prandaj mbajeni veten se tregon mungese niveli por mund te beni dua alejhi!
Ej se mos lutet ndonjeri per rahmet, apo na thote ngushelime se do pesoje BLOCK!
Paralajmerim kam frike se dhe “Lepiresi” qe merret me Kuranin do te kete te njejtin fat!”, shkroi Hoxha ne postimin e tij i cili u pasua me komente te shumta.
Një nga këto komente që gjithashtu morri vëmendjen ishte edhe ai i reperit Arian Agushi, ose sic njihet me emrin artistik Gold Ag.
“Shyqyr që nuk e paska lënë për nesër habib, se soji i tij do të kishte menduar që ishte i mirë pasi iku në xhuma”, shkroi ai.
Komenti i Arianit i cili njihet si praktikues i fesë islame u prit me pëlqime të shumta nga ndjekësit.