Minus 15 kilogramë, Rozana Radi mahnitëse në paraqitjen e fundit, zbulon sfidën e madhe me peshën (VIDEO)

Rozana Radi ka arritur forma perfekte dhe paraqitja e saj së fundmi i ka mahnitur të gjithë.

Këngëtarja e njohur ka humbur plot15 kilogramë dhe gëzon një fizik të lakmuar.

Për të arritur këtë, asaj i është dashur goxha punë dhe këtë e ka rrëfyer vetë për ndjekësit e saj.

Me një video ku shfaq format ajo tregoi vështirësitë për të arritur deri këtu.

3 muaj shumë të vështirë për mua! Fillova të kuptoj që ëmbëlsirat dhe të ushqyerit keq nuk do më çonin askund.

Nuk kisha më dëshirë të vishesha e të dilja. Më shumë vëndosmëri hoqa vetë plot 15 kg dhe fillova t’i kushtoj vëmendje paraqitjes time të jashme. Në fund të gjithë kësaj beteje e vetmja gjë që mbeti ishte pak krahë dhe ai “barkaluci” vogël pas dobesimi.

Pra, sot jam 15 kg më pak dhe ato gjërat e vogla nuk egzistojnë më. Unë ja dola. Por, ky udhëtim për mua sa ka nisur. Tani fillojnë aktivitetet fizike për ta mbajtur mirë këtë trup dhe veten time,”-shkroi krahas një videoje Rozana.

https://www.instagram.com/reel/CkG2Jc0psFT/?utm_source=ig_web_copy_link

Kujtojme se rreth dy muaj me pare teksa u pyet per peshen gjate nje pyetesori me ndjekesit, Rozana ndau me ta edhe menyren se si arriti t’i humbte kilet e teperta.