Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka reaguar pas thashethemeve ndaj saj se ishte pikërisht tradhtia arsyeja e ndarjes me ish-bashkëshortin, Genci Pasko.
Artistja shqiptare la të nënkuptohej në shtëpinë e Big Brother Vip se ishte tradhtuar nga ish/zv.ministrit të ndjerë të Turizmit. Pasi lajmi u bë viral, miku i politikanit të ndjerë, i cili hodhi akuza të rënda ndaj aktores duke thënë se ishte pikërisht ajo që filloi me tradhtitë e njëpasnjëshme.
Gjatë një interviste pas daljes nga BBV per “Abc e Pasdites”, Monika Lubonja është shprehur se fjalët e saj janë shtrembëruar dhe ky është një thashethem skandaloz.
Ajo u shpreh se nuk ka thënë në asnjë moment se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar, duke theksuar se u divorcuan për shkak se nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin.
“Është totalisht shtrembërim. Është një thashethem skandaloz. U hodh nga Sheila një temë bisede: A do ta falni ju tradhtinë? Kur folën të gjithë banorët, fola dhe unë. Dhe unë kam thënë: “Nëse në një moment ti e do shumë një njeri, patjetër dhe mund ta falësh”.
Ky ka qenë sensi i bisedës, por nuk e kam pasur për ish-bashkëshortin tim. Kjo ka qenë një temë shumë e pisët që është luajtur nga njerëzit që kanë hedhur akuza mbi statusin tim. Unë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me bashkëshortin tim. Ne thjesht jemi divorcuar sepse nuk shkonim me njëri tjetrin dhe për mos të filluar këto problemet që dalin në çift dhe për vajzën tonë, për të qenë të ndershëm me veten, atëherë menduam për sa kohë marrëdhënia jonë nuk shkon divorci është zgjidhja më e mirë. Kemi qenë njerëzit më të shkëlqyer për sa i përket kësaj pikëpamje”, tha Monika Lubonja.