Mikela Pupa ishte e ftuar në “Natën me Aulonën” ku foli gjatë për marrëdhënien e saj me Erjonin dhe planet e të ardhmes.
Partneri i saj nuk ishte në studio për shkak të angazhimeve dhe jetës që e ka të ndarë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Nga momentet e vështira që ka kaluar në program Mikela kujtoi shuplakën që i dha të dashurit të saj.
Ajo u shpreh se ishte shumë e vështirë duke qenë se i dhembi më shumë asaj pikërisht prej veprimit të cilin e gjykoi si të nxituar.
Një moment kritik ka qenë dhe kur Ana ka hyrë në emision. Erjoni gjatë asaj kohe ju përkushtua dhe Mikela e pati shumë të vështirë ta duronte. Olsa ka qenë ajo që e ka mbështetur.
Ajo tha se i kërkoi produksionit të largohej dhe autorja e programit e këshilloi: “Për një moment dobësie mos e hidh gjithçka poshtë sepse unë e shoh si të shkëlqejnë ty sytë për atë djalë”.
Për skeptikët e marrëdhënies së saj me Erjonin, Mikela tha se nuk ju vë faj, por shtoi se koha do të tregojë gjithçka.