Mikela shpreh pëlqimin për Enin, por ai e ka mendjen tjetërkund: “Më mungon Tea…”

Ish banorja e BBV2, Mikela Pupa, ka qenë e ftuar së fundmi në puntatën e programit “E Diell”, ku u bë pjesë e disa lojërave dhe sfidave.

Ajo ishte një nga banoret që nuk krijoi lidhje brenda shtëpisë së BBV2, mirëpo pëlqimin për një nga çunat e paska patur.

Teksa u pyet nga moderatorja Nevina Shtylla se cili ishte mashkulli që ajo do të mund të krijonte një lidhje, Mikela tha emrin e Enit.

Tashmë që të dy janë jashtë shtëpisë, Mikela iu drejtua Enit nga ekrani duke i thënë: “Eni, mendoje një herë”.

https://www.instagram.com/reel/CoAOcbhjTsm/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Mirëpo, duket se ai e ka fokusin e tij tjetërkund.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Eni i shprehu pëlqimin e tij Teas ndërsa në një intervistë të zhvilluar së fundmi për “Big Brother VIP Fan Club”, ai u shpreh se Tea i mungon shumë dhe madje e kanë lënë për t’u takuar pasi ajo të përfundojë rrugëtimin e saj në program.

https://www.instagram.com/reel/CoAUtUSjQLh/?igshid=YmMyMTA2M2Y=