Ditën e djeshme, pas Luizit dhe Kiarës, Olta Gixhari kërcënoi edhe Efin.
“Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë”, tha Olta për Efin.
Në lidhje me kërcënimet e Oltës, ka patur mjaft reagime në rrjet, ku më i fundit ka ardhur nga mikesha e ngushtë e Efit, Mikela Pupa.
Teksa ka postuar momentin kur Olta shprehet se “i di shumë gjëra Efit”, Mikela shkruan:
“Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”.
Deklaratës së Oltës për Efin i reaguan dhe familjarët e saj.
Teksa postuan një foto në InstaStoryn e profilit të Efit, ata kanë shkruar:
“Besoj se sjellja e Efit kundrejt Oltës dhe çdo gjë që ajo ka thënë vërtetohet me këto pamje të shëmtuara kërcënimi për një vajzë që supozohet të gjykohet për çfarë bën brenda “Big Brother”, jo jashtë, por mbi të gjitha nuk është vegël e një loje të shëmtuar duke goditur jetën personale të banorëve aty brenda”.